Prokuroria: Pronari i shtëpisë që vrau hajnin në Veternik nuk është arrestuar
Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur për Gazetën Express se pronari i shtëpisë që ka vrarë një nga hajnat mbrëmë në lagjen Veternik nuk është arrestuar.
Sipas tij nuk ka të dyshuar tjetër përveç pronarit të shtëpisë dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Deri më tani i kemi këto informacione: rasti është vrasje, i vrari sipas prokurorit kujdestar ka hyrë me qëllimin për grabitje, ndërsa pronari i shtëpisë e ka vrarë. Arma të cilën ka përdorur pronari ka qenë me leje. Deri më tani pronari i shtëpisë nuk është arrestuar. Rasti ka shkuar në procedure te rregullt”, ka thënë Berisha.