Prokuroria po heton mënyrën e dhënies së banesave në shfrytëzim shoqatave të dala nga lufta

Prokuroria po hetonë dhënien e banesave që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit.

Komuna e Drenasit thotë se ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.

Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konfrorm ligjeslacionit në fuqi për lirimin e tyre.

Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji.

“Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit. Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Drenasit, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu, Komuna thotë se i garanton të gjithë qytetarët se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin.

“Lidhur me këto raste, me mirëkuptim kërkojmë nga ana e mediave të Republikës së Kosovë, se Komuna e Drenasit nuk mund të jap informata tjera ngase mund të dëmtojnë hetimet”. /Ballkani.info