Prokuroria nis hetimet pas raportimit të Ballkani.info për personin që kanosi presidentin Thaçi me vënien e flakës

Pas raportimit të Ballkani.info se një person sot përmes një postimi në Facebook, respektivisht përmes një komenti, ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Ballkani.info.

Personi me emrin Arsim Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka fotografinë e lideri të VV-së, Albin Kurti ka bërë thirrje që t’i vihet flaka Presidencës bashkë me presidentin brenda në të.

“Ditën e parë të Qeverisë së re, presidenca duhet të vëhet në flakë me presidentin brenda. Populli në sulm”, ka shkruar personi me emrin Arsim Gashi.

Ditëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar shumë polarizime rreth idesë së krijimit të qeverisë së re. /Ballkani.info/