Prokuroria Speciale

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim në prokurorim publik dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet L.S., ‘’SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S, të cilët dyshohen për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

Në njoftimin e prokurorisë, bëhet e ditur se I pandehuri ‘’SA.S., Sh.p.k’’ , në cilësinë e personit juridik, akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.

“I pandehuri ‘’SA.S., Sh.p.k’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së.