vrasje

Prokuroria jep detaje: Burri dyshohet se vrau grua e tij në banesë, arrestohet nga Policia

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në qytetin e Pejës.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se e privoi nga jeta bashkëshorten e tij.

“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi.