Prokuroria Speciale e Kosovws ka iniciuar rast ndaj ish ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq, lidhur me deklaratat e bëra.
“ Prokuroria Speciale tani është në fazën e grumbullimit të informatave lidhur me këtë çështje” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ditë më parë ish ministri i Administratës së Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq, u shkarkua nga kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj pasi Teodosijeviq mohoi se ka pasur masakër në Reçak si dhe shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të vendit i quajti terroristë. /Ballkani.info







