Prokuroria hap hetimet ndaj vëllait të Xhafer Tahirit pas publikimit të videos duke marrë ryshfet

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se kryeprokurori Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e video-incizimit në portalin Indeksonline publikuar me datë 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllai i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T,.

Sipas kësaj prokurori Syla ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

loading…