Prokurori Rasim Maloku tenton ta largojë vëmendjen nga fakti se e liroi vrasësin e 35 vjeçares, nis një aksion të ri

Vetë një ditë pasi u zbulua se prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku kishte liruar në procedurë të rregullt Sokol Halilin, burrin e dyshuar për vrasjen e ish-gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ai sot ka provuar të largojë vëmendjen duke e vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë.

Sipas njoftimi sekuestrimi po bëhet në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”, shkruan Demokracia.com.

“Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”. Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thekson njoftimi.

Ndryshe, dje Kallxo.com raportoi se kishte liruar në procedurë të rregullt Sokol Halilin, burrin e dyshuar për vrasjen e ish-gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Sipas raportimit, tanimë e ndjera, Hamide Magashi, kishte raportuar se kishte pasur dhunë nga Halili. Ajo përpos kësaj, në denoncimin e saj kishte thënë se disa herë me radhë ishte kërcënuar edhe me armë, pretendime këto që ishin mohuar nga Sokol Halili.

E në fund të korrikut të këtij viti, siç raporton kallxo, ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Halili, ku ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari sipas raportimit, me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

Pas kësaj  Maloku tha se aq që i kujtohet si rast.