Projketi i stagnuar në Zhur për ndërtimin e stadiumit, Ademi kërkon t’i jap zgjidhje sa më të shpejtë

Gjatë ditës së sotme presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar Zhurin aty ku është duke u punuar në ndërtimin e stadiumit, projekt ky që prej kohësh ka stagnuar.

“Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme qëndrova në Zhur dhe në Dragash, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Prizrenit, Mirsad Çollaku.

Në Zhur, vizituam hapësirën ku është paraparë ndërtimi i stadiumit, projekt i cili ka stagnuar. E bëmë një vlerësim të situatës aktuale, ku FFK do të bashkëpunojë me Komunën e Prizrenit për të siguruar finalizimin e këtij projekti.

Qëllimi ynë është që të ofrojmë infrastrukturë të mirëfilltë për komunitetin sportivë dhe besoj se duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, mund të arrijmë atë që është e nevojshme për të siguruar një stadium modern dhe funksional.

Ndërkaq në Dragash, u takuam me kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe drejtuesit e klubit Opoja. Në këtë takim, diskutuam për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunë, veçanërisht rregullimin e stadiumit, që klubeve dhe shkollave të futbollit në zonën e Dragashit t’u mundësojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Po ashtu, me kryetarin Xheladini u dakorduam që së shpejti  të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës së futbollit në këtë pjesë të vendit. Kësisoj, besojmë se do të krijojmë një ambient të përshtatshëm në zhvillimin e talenteve dhe rritjen e futbollit në këtë zonë.