Seanca

Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes i rikthehet komisionit

Me kërkesë të Komisionit për Siguri, Kuvendi ka kthyer serish të komisioni Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Kjo është bërë me 69 vota për dhe katër kundër.

Më këtë kërkesë është pajtuar edhe shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusarti-Lila.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka dakordim që ky projektligj të kthehet në komision në mënyrë që të këtë harmonizim bashkë me partnerët të cilat janë pjesë e diskutimit për temën e sigurisë dhe inteligjencës. Dhe nuk ka pasur të bëj me dispozitat që i përmendi një nga një, të cilat janë tërësisht një tematikë tjetër. Prandaj ne si GP pajtohemi që sot ky projektligj të kthehet në komision, jo të tërhiqet dhe t`i rikthehet Qeverisë”, ka thënë Kusari-Lila.