Planet ruse për rritjen e ndikimit rus përmes energjentëve(gazit dhe naftës) janë mirë të njohura. Për këtë qëllim Rusia është duke e ndërtuar gazsjellësin “Rrjedha Turke”, i cili do të kaloj përmes Detit të Zi, Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, për tu lidhur me shtetet e BE-së, Hungarinë dhe Sllovakinë. Po thuajse ne të njëjtën kohë Rusia është duke e ndërtuar edhe gazsjellësin “Rrjedha veriore 1 dhe 2”, gazsjellës i cili pritet të furnizoj Gjermaninë dhe shtetet e Evropës veriore.

Gjurma e gazsjellësi Rrjedha Turke

Alternativat për tëzvogëluar ndikimin ndaj gazit rus

Për momentin për të minimizuar ndikimit ndaj gazit rus në Ballkan dhe më gjerë është në proces projekti i gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline), gazsjellës i cili do të sillte gazin nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz të Azerbajxhanit. TAP-i do të kaloj nga Azerbajxhani përmes, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe përmes ngushticës së Otrantos do të kaloj në Itali. Edhe pse sasia e gazsjellësit TAP nuk pitet të plotësojë tërësisht kërkesat e shteteve të Ballkanit dhe Evropës, kjo sado pak do të zvogëlojë varshmërinë ndaj gazit rus.

Gjurma e gazsjellësi TAP

Projekt tjetër që do të zvogëlonte varshmërin ndaj gazit rus është projekti i depozitimit të gazit të lëngët në Terminalin e ishullit të Kërkës, në Kroaci. Gazi do të sillej në terminal përmes anijeve të mëdha, ku do të depozitohej dhe do të kthehej prapë në gjendje të gaztë dhe përmes tubacioneve të gazsjellësit do të transportohej për shtetet e rajonit dhe të Evropës.

Të dy projektet e lartë cekura mbështeten nga SHBA dhe BE dhe kanë si qëllim zvoglimin e varshëmerisë së shteteve të Ballkanit dhe Evropës ndaj gazit rus.

Do ishte me interes si për ekonominë e Kosovës ashtu edhe për ekonomitë familjare që edhe Kosova të kyqet në gazësjellësi TAP, çka do të ndikonte në zvoglimin e varëshmërisë ndaj energjisë e cila fitohet nga djegëja e fosileve, e cila po ndikon në ndotjen e ajrit dhe atë posaqerisht gjatë sezonit të dimrit. /Ballkani.info/