Asambleja kombëtare e Francës ka 577 vende, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.
Këtu është shpërndarja e parë e parashikuar e vendeve, nga Ipsos. Ajo tregon të majtën në krye, në një ndryshim të madh krahasuar me sondazhet e opinionit gjatë fushatës, ka raportuar The Guardian.
Fronti i Ri Popullor Majtist-Gjelbër: 172-192 vende.
Aleatët e Emmanuel Macron: 150-170 vende.
Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë dhe aleatët: 132-152 vende.
Për këto zgjedhje ka raportuar edhe BBC, ku rpaortoi se kanalet kryesore televizive projektojnë të gjitha fitoren për aleancën e majtë dhe jo për tubimin kombëtar të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.
Ky është rezultati i parashikuar nga televizioni shtetëror francez:








