Profili i Lacazettes shfaqet në uebfaqe të Barcelonës

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është i lidhur me një kalim te Barcelona, e së fundmi një profil i tij është gjetur në faqen e klubit katalunas.

Megjithatë, duket se kjo është një defekt interneti, raporton BBC. E për këtë lëshim rreth të ardhmes së 27 vjeçarit ka shpërthyer Twitteri.

BBC shkruan se kjo është sqaruar pas pak, pasi që aty janë gjetur edhe profile të ish futbollistëve si David Seaman, tani 55 vjeç, e Steve Bould, 56.

Por, fansat e Arsenalit u qetësuan pas një hetimi në Twitter, ku vërtetohet fakti se uebfaqja e Barcelonës krijon një profil për secilin lojtar që luan ndaj saj. Madje aty gjendet edhe ish futbollisti i Swanseas, Bafetimbi Gomis.