PROFIL: Kush është krimineli Mario Millosheviq, i cili sot nga Kosova u esktradua në Mal të Zi

Ministri i Drejtësisë në detyrë Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media, njofton se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Millosheviq, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.

“Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Millosheviq, shtetas i Republikës së Malit të Zi. I dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi”, thuhet në njoftim, shkruan Ballkani.info.

Tutje, në njoftim thuhet se bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.

“Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku”, përfundon njoftimi.

Kush është Mario Millosheviq dhe pse fshihej në Kosovë?

Mario Millosheviq për herë të parë u bë faqe e gazeta në vitin 2002 kur u arrestua për vrasje të bashkëqytetarit të tij Andrija Mijoviq në shëtitoren e Budvës. Pas vuajtjes së dënimit gjashtëvjeçar, emri i tij përsëri paraqitet në vitin 2015 kur ishte i dyshuar se së bashku me dy persona tjerë tentoi të zhvatë 250 mijë euro nga shtetasit suedezë. Vitin e njëjtë u arrestua për shkak të rrahjes, mirëpo askush nuk mundi të paramendojë se emri i tij së shpejti pas kësaj do të lidhet me disa nga krimet më të rënda.

Ai ishte karateist, por ai është shumë më i njohur për rolin e tij në botën kriminale. Millosheviq ishte kërkuar nga policia për vrasjen e Radomir Gjuriçoviqit, i cili u ekzekutua në tetor të vitit 2016.

Mario Millosheviq sipas dosjes së Prokurorisë në Kosovë ka jetuar me disa udhëtime jashtë, prej së paku nga viti 2016. Apo, edhe pse kërkohej nga Interpol, arriti që të jetonte në Kosovë për dy vite. Ka banuar në disa lokacione të ndryshme, si dhe me ndihmën e disa banorëve lokalë ai ka arritur që edhe të hapte llogari bankare në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

Dosja e Prokurorisë zbulon se ai kishte përdorur një hile për të përligjur dokumentet e tij. Derisa dokumentin e parë me fotografi të tij, por me emër të rrem, si Mirosllav Kostiq, e kishte marrë nga një person në Leposaviq për 500 euro, një person me pseudonimin “Miko”, që ishte futja Millosheviqin në librin e të lindurve, dokumentet tjera nuk ishin më problem. Ai arriti që të merrte pastaj letërnjoftim, leje të vozitës e pasaportë udhëtimi. Në vitin 2017 i deklaroi ato si të humbura bashkë me çantën e tij, që të mund ti nxirrte të rejat.

Mario Millosheviq rrah një të burgosur në Burgun e Dyzit

I shumëkërkuari nga INTERPOL-i dhe i arrestuari në korrik të vitit të kaluar në Kosovë, Mario Millosheviq ishte përfshirë në një rrahje në burgun ku po qëndronte.

Mesditën e 29 dhjetorit të vitit të kaluar, i arrestuari për posedim të armëve dhe narkotikëve, Mario Millosheviq është rrahur me një të paraburgosur tjetër.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda Burgut të Sigurisë së Lartë, ose siç njihet Burgu i “Dyzit”.

Mesditën e 29 dhjetorit të vitit të kaluar, Mario Millosheviq është rrahur me një të paraburgosur tjetër në sallën e rekreacionit brenda Burgut të Sigurisë së Lartë.

Rrahjen mes Millosheviqit dhe të burgosurit tjetër e kishte konfirmuar edhe drejtori i Burgut të Dyzit, Ilir Kelmendi.

“Rrahja ka ndodhur me një tjetër person të paraburgosur për tjetër vepër. Personi në fjalë (Mario Millosheviq) gjatë rrahjes ka qenë duke luajtur shah me një tjetër të burgosur”, pati thënë Kelemendi.

Sipas Kelmendit, i burgosuri tjetër ka marrë lëndime nga ana e Millosheviqit, ndërsa rasti është paraqitur edhe në polici.

“Rrahja ka qenë spontane ndërmjet dy të paraburgosurve. Gjatë shtyrjeve e kacafytjes, janë rrëzuar në dysheme dhe fatkeqësisht e ka dëmtuar, thyer gjurin i paraburgosuri M.U. i cili është dërguar në ortopedi për tretman mjekësor”, tha Kelmendi për KALLXO.com.

Sipas drejtorit të Burgut të Dyzit, të shumëkërkuarit Millosheviq, sipas procedurave të brendshme në rastin e incidentit, kjo vepër i ka kushtuar me humbje të privilegjeve.

Sipas drejtorit të Burgut të Dyzit, Mario Millosheviq ka qenë ai që ka nxitur situatën dhe ka sulmuar i pari.

Drejtori Kelmendi tha se edhe Mario Millosheviq edhe i paraburgosuri tjetër M.U. kanë të kaluar të rënda kriminale në grupe mafioze.

“Për sqarim dy të paraburgosurit janë në kërkim nga Interpoli dhe janë persona me të kaluar të rëndë kriminale grupe mafioze, ndërsa i paraburgosuri M.U, i dëmtuar në këtë rast, është me dy identitete. Rasti i tij është zbuluar, iniciuar nga SHKK që ka dy emra në Serbi me emër tjetër ndërsa ne Kosovë me emër tjetër”, tha Kelmendi.

Muaj me parë, Millosheviq ishte përmendur edhe për një rast tjetër.

Një gardian i po të njëjtit burg, atij të Dyzit është akuzuar pasi dyshohet se premtoi se nga aty mund ta nxjerrë njërin prej personave më të kërkuar në Malin e Zi, Mario Millosheviqin.

I përfshirë në këtë rast ishte edhe një zyrtar i Ministrisë së Diasporës.

loading…