Profesori universitar gjobitet për mosvendosje të maskës: Nuk e paguaj, Hoti po del në Gërmi pa maskë

Profesori universitar, Ardian Gola, është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës, por thotë se nuk do ta paguajë.

Ai përmes një postimi në Facebook si arsye për mospagim të gjobës e lidhë me kryeministrin Avdullah Hoti, ku thotë se ai ka dalë në Gërmi pa maskë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Hajdeni lirisht merremni n’burg per qe po i paguaj keto tiketa kriminale te nje qeverie te vete deligjitimuar! Nuk i respektoj vendimet, edhe ashtu absurde, te palogjikshme dhe pa asnje baze shkencore, te nje kryeministri i cili nuk i respekton as vete ai.

Ai dil ne Germi pa maske neper kohe te frekuentueshme vete i treti ose i katerti nderkohe qe une duke ecur i vetem me bart maske e me ia veshtiresu vetit frymemarrjen, le ta harroje! Nderkohe, njerezia duke pire kafe anash neper lokale as nje meter larg njeri-tjetrit.

Eshte e pritshme per nje kryeminister te kontrabanduar dhe ilegjitim qe me e shtu ilegjitimitetin e vetvetes!

Ky shtet pandalshem eshte kah shkon drejt deshtimit!

Koha per mosbindje qytetare aktive kurre nuk ka qene me e madhe!.