Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet në Shtime

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kritikuar mësuesit në vendin tonë. Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se ka mësues që nuk e meritojnë këtë titull.

Zeka, për këtë rast foli, pasi 83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

“Ky profesor duhet me u dërgu ne Shtime”, shkroi Zeka.

Në Shtime ndodhet, Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik.

“Mjerte femijet tane sa mesuesi i pamerituar jep mësim”, shtoi ai.

Nxënësit që në gjithë gjeneratën ishin 131 ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i duhur, derisa kërkojnë të merren masa për ta ndryshuar këtë gjendje.

Siç njoftoi KlanKosova, me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë.