Profesori Latifi – Hoxhë Musliut: Unë e di Islamin më mirë se ti, kur dush dalim flasim

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka polemizuar me hoxhën Osman Musliu për familjen tradicionale në shoqërinë shqiptare.

Latifi ka thënë se përkufizimi i familjes tradicionale është i vështirë. Mirëpo një debat ndodhi në momentin kur Latifi filloi të shpjegoj fenë islame.

“Kur e përmend islamin duhet të argumentosh më mirë”, i tha Musliu atij.

Latifi ia ktheu se edhe ai mund të fliste për fenë si gjithë të tjerët.

“Pse po flet kështu për islamin? A e ke monopolin mbi fenë islame? Unë mund të them se e di Islamin mirë se ti. A mundem të them kështu?”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.  

“Nuk e përjashtoj këtë mundësi, por atëherë duhet të flasësh me përgjegjësi”, përsëri foli Musliu.

“E atëherë?”, ia ktheu përsëri Latifi.

Këtu Musliu ia njohu të drejtën e fjalës dhe e lejoi vazhdimin e bisedës.  

“Mirë, u krye. Vazhdo”, përfundoi ai.