Modeli Pietro Boselli (31) është inxhinier dhe shkencëtar italian, por edhe një joshës i cili e ka ndërtuar karrierën në pasarelat e modës. Historia e tij është paksa e pazakontë.

Ai është ish-profesor universiteti i matematikës në University College London, i cili i zëvendësoi veprat shkencore me pasarelat e modës, ndërsa i filloi seancat e editorialeve qysh në moshën gjashtëvjeçare.

Ai nuk kishte në plan të punonte gjatë gjithë jetës së tij në modelim, por në fund ai përfundoi si një model që xhiroi dhe bëri fushatë për shumë emra të famshëm.

Sot, ky italian quhet ‘profesori më i bukur në botë’, ndërsa në Instagram i ka gati tre milionë ndjekës, shkruan KOHA Ditore.

Është interesante që karriera e tij e modelingut përsëri ka marrë hov falë një studenteje.

Kështu, në vitin 2014, gjatë ligjërimeve vajza e skicoi trupin e Pietro, ndërsa pasi që profesori i pëlqente shumë, ajo filloi të kërkonte informacione rreth tij, kështu që ajo zbuloi se ai në të kaluarën është marrë edhe me modelim. Ajo i ndau informatat e saj në Facebook, ndërsa fotot e Pietros shpejt u bënë hit në internet.