Profesori amerikan: ShBA-ja s’duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës

Alon Ben-Meir, profesor amerikan dhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur rreth marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës. Në një shkrim në Twitter, ai ka shkruar se ShBA-ja nuk duhet të marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë.” – shkroi Ben-Meir në Twitter.

Tutje, z. Ben-Meir vlerësoi se duke e parë se si operon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zor se Asociacioni do të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës.