Profesori amerikan

Profesori amerikan: Deklaratat e Kurtit që Serbia po planifikon luftë shkaktojnë tension e stresë, destabilizojnë edhe ekonominë

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka thënë se shitja e raketave Javelin nuk do të jetë dërgesa e fundit ushtarake për Kosovën, megjithatë, ai tha se sugjerimi i kryeministrit Albin Kurti se Serbia po planifikon luftë, nuk bën asgjë tjetër përveç që shkakton tension e stres publik.

Në një deklaratë të publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kurti duhet ta marrë me rezervë atë që e thotë Vuçiq, pasi ky i fundit, sipas tij është “i etur që humbjet e tij do të tejkalojnë çdo përfitim”.

Kështu, ai ka thënë se deklaratat e Kurtit se Serbia po planifikon luftë, shkaktojnë tension dhe stres të panevojshëm publik, që sipas tij, madje deestabilizon edhe ekonominë.

“Prandaj, sugjerimi i Kurtit se Serbia po planifikon luftë kundër Kosovës nuk bën gjë tjetër veçse shkakton tension dhe stres të panevojshëm publik, destabilizon ekonominë dhe krijon nxitim për të grumbulluar mallra që nuk prishen, shpesh duke nxitur inflacionin dhe duke krijuar shqetësime financiare dhe tensione sociale.” – ka thënë ai.

Në fund, Ben Meir ka shkruar si vijon:

“Nëse paralajmërimi i Kurtit për një luftë të mundshme kundër Serbisë nuk është i dizajnuar qëllimisht për të forcuar pozitën e tij politike dhe për të mbledhur publikun rreth tij në një vit zgjedhor, gjë që nuk besoj se është kështu, ai duhet ta dijë që tani që Vuçiq flet me zë të lartë, por mban një gjë të vogël”.