Profesoresha e mjekësisë shpjegon çka janë “doza përforcuese” dhe “doza shtesë” e vaksinës anti-Covid

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka bërë një sqarim në lidhje me shprehjet “doza përforcuese” dhe “doza shtesë” (doza e tretë) dhe kush dhe kur duhet marrë këto doza të vaksinës kundër-Covidit

Latifi-Pupovci shkruan se doza përforcuese e vaksinës kundër-COVID-19 jepet te personat që janë vaksinuar me dy doza tjera të vaksinës.

“Doza përforcuese (booster dose) e vaksinës kundër Covid-19 jepet te personat të cilët kanë përfunduar dy vaksinat. Kjo dozë jepet pas një perudhe kur mendohet se ka rënë imuniteti ndaj virusit, pas 6 muajsh”, ka shkruar Latifi-Pupovci në Facebook.
Ajo bën të ditur se doza e tretë jepet katër javë pas dozës së dytë.