Thirrja publike

Profesoresha e gazetarisë: Mos i lini fëmijët ta shikojnë Big Brother

Profesoresha e gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj, në një intervistë për Ballkani.info, ka folur edhe për gjuhën e urrejtjes, që po shfaqet në televizionet tona.

Ajo ndër tjera tha se, në vazhdën e atyre që bëjnë gjuhë të urrejtës në media, janë edhe realityshout, siç është Big Brother VIP Kosova.

Shahini-Hoxhaj bëri thirrje që prindërit të kenë kujdes dhe mos t’i lejojnë fëmijët e tyre që ta shikojnë këtë realityshou, pikërisht për shkak të gjuhës së përdorur.