Profesori Avdi Smajljaj, ka ironizuar me nivelin e korrupsionit në vend, duke thënë se toka e Kosovës më shumë kultivon korrupsion se sa grurë.

Smajljaj përmes një shkrimi në facebook me ironi është shprehur se “problemi është ose te dheu, ose uji, ose te të dyjat. Jo te njeriu”.

“Kjo toka jonë më mirë po e bën korrupsionin sesa grurin, më e plleshme për korrupsion”, shkroi ai.

“Ai/ajo që e ka pi këta ujë, vështirë t’i shpëtoj vesit të korrupsionit”, shkroi Smajlaj.

Postimi i plotë [pa ndërprerje] i z. Smajljaj:

Siç duket problemi është ose te dheu, ose uji, ose te të dyjat. Jo te njeriu.

Kjo toka jonë më mirë po e bën korrupsionin sesa grurin, më e plleshme për korrupsion.

Ai/ajo që e ka pi këta ujë, vështirë t’i shpëtoj vesit të korrupsionit.

Ky pohim është edhe njëfarë lehtësimi, s’kemi ne faj se ç’ka bën toka më mirë, ose në ç’farë na shtyn uji që e pimë.