Udhëheqësi i grupit të intelektualëve E30, pjesë e koalicionit zgjedhor me AAK-në dhe Nismës, profesori i njohur, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme sonte në Cërmjan të Dushkajës.

“Cërmjani i Dushkajës, baza e fortë e mbështetjes për AAK-në dhe koalicionin për Kosovën Fituese 137. Cërmjani i Dushkajës ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin për Kosovën Fituese me numrin 137. Pritja madhështore e organizuar në këtë vend dëshmon qartë besimin dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj atyre që ditën të mbrojnë vendin gjatë luftës dhe që sot janë të përkushtuar ta ndërtojnë atë. Një nga zotimet e mia për bashkëvendësit e Cërmjanit ishte ndërtimi i Sallës së Sporteve dhe Stadiumit të KF Dushkaja, projekte të cilat janë tashmë dëshmi e përkushtimit tim për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve të Dushkajës”, ka shkruar ai.

Nimani i cili garon me numrin 25 në listën zgjedhore, ka kërkuar mbështetje për të vazhduar përkushtimin ndaj komunitetit tonë dhe për të çuar përpara projekte që pasurojnë jetën e qytetarëve tanë.

Postimi i plotë: