Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën fituese, Artan Nimani ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Ponoshec dhe Babaj të Bokës.

Nga atje, numri 25 i AAK-E30-Nisma ka thënë se Koalicioni 137 është në zemrat e qytetarëve, shkruan Ballkani.info.

“Këto vende, që historikisht i kanë qëndruar pranë Ramush Haradinajt në luftë dhe në paqe, dëshmuan se vazhdojnë të jenë zëri i sakrificës dhe qëndresës. Fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e Koalicionit janë garancia e fitores dhe ndryshimit të duhur për Kosovën”, ka thënë Nimani.

Postimi: