Problemet vazhdojnë: Rrahën në mes veti dy drejtorë të menaxhmentit të Postës, kjo është arsyeja

Mëngjesin e sotëm në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës ka ndodhur një rrahje mes drejtorëve të menaxhmentit.

Lajmin për Gazetën Insajderi e kanë konfirmuar edhe Arsim Mehmeti zyrtar i Postës, i cili nuk ka treguar se cilët drejtor dhe për çfarë arsye janë përleshur fizikisht.

Ai ka thënë se rasti ka shkuar në polici dhe se të dy drejtorët janë duke u intervistuar.

“Incidenti ka ndodhë në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit në Postën e Kosovës, ata janë duke u intervistuar në Polici”, tha Mehmeti.

Gazeta Insajderi ka mësuar se tek ky incident ka ardhur si pasojë e shkarkimit të bordit të kaluar dhe emërimeve të reja.

Policia e Kosovës ende nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës rreth këtij rasti.