Problemet e Vala-s, a është ndërhyrje e Serbisë? Gjatë thirrjeve del “Serbia”? (FOTO)

Shërbimet e Vala-s edhe gjatë ditës së sotme po paraqesin probleme për gjithë klientët e saj. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të Telekomit thonë se këto pengesa janë sanuar dhe gjatë ditës pritët të funksionalizohen dhe t’iu kthehet normaliteti rrjetit të Vala-s dhe shërbimeve të internetit.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli u se këto probleme kanë ardhur për shkak të disa avarive teknike të shfaqura në sistemin operativ, teksa bëri të ditur se ekipet teknike janë në teren për t’i eliminuar gjitha këto probleme.

Ndërkaq, në Facebook janë shfaqur ankesa të shumta për këtë problem, i cili edhe dje zgjati një kohë, shkruan Ballkani.info.

Njëri nga përdoruesit e rrjetit social Facebook e ka postuar një fotografi ku thirrja në Vala i ka dalë sikur të jetë nga Serbia, pasi që aty shkruan “Serbia”.

Në anën tjetër, Bilalli u kërkoi falje dhe mirëkuptim të gjithë konsumatorëve, të cilët mund të kenë ende vështirësi eventuale në komunikim. Përndryshe, edhe dje gjatë gjithë ditës klientët e Vala-s, kanë pasur probleme në shfrytëzimin e rrjetit dhe internetit të këtij operatori publik. /Ballkani.info/

loading…