Problemet e PSG: Asnjë goditje në portë dhe Neymar merr pjesën më të madhe të fajit

Paris Saint-Germain pësoi humbjen e parë të sezonit gjatë fundjavës, dukeu mposhtur befasisht 2-0 ndaj Rennes në Ligue 1 . Kjo erdhi vetëm disa ditë pas fitores së tyre mbresëlënëse ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Ajo që ishte më shqetësuese për skuadrën e Mauricio Pochettino, ishte se ata nuk arritën një goditje të vetme në drejtim, pavarësisht se filluan me tridentin e tyre sulmues të Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Parisienët nuk ishin në nivel as në fazën defansive dhe pësuan gola pak para fundit të pjesës së parë dhe në fillim të të dytës. E dyta, në veçanti, e la Pochettinon të frustruar.

“Pranimi i një goli të dytë si ai na dëmtoi,” tha Pochettino pas lojës.

“PSG nuk mund të përballojë për të bërë këto lloje të gabimeve.”

Messi, Neymar, Mbappe dhe Angel di Maria të gjithë nuk arritën të dërgonin një goditje në portë. Messi u afrua më shumë se pjesa tjetër, megjithatë, duke goditur traversën me një goditje të lirë.

Kritika ndaj Neymar në Francë

Neymar, ndërkohë, kishte më shumë kritika se të tjerët, me L’Equipe që shkruante se braziliani “është, këtë vjeshtë, larg lojtarit që ishte me Barcelonën pesë apo gjashtë vjet më parë apo edhe me PSG gjatë verës së vitit 2020”.

Neymar ka shënuar vetëm dy nga 41 goditjet e tij të fundit në portë dhe ai nuk po kalon kohën më të mirë në fushë kohët e fundit. Mediat franceze po tregojnë me gisht drejt brazilianit dhe po kërkojnë përgjigje për problemet e tij.