Probleme për Realin, konfirmohet mungesa e Varanes kundër Liverpoolit

Zidane do të ketë probleme të mëdha për ta bërë seleksionimin e formacionit startues.

Mbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane do të mungojë në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Varane raportohet se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe do të mungojë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

Trajneri i “Galaktikëve” do të ketë probleme të mëdha për të bërë seleksionimin e lojtarëve për formacionin startues, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësve Sergio Ramos dhe Dani Carvajal.