Babai nga Prizreni ka tentuar që t’ia marrë gruas së tij foshnjën gjashtë muajshe dhe të largohet nga shtëpia.
Sipas raporti të policisë i dyshuari mashkull kosovar pas kësaj është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten e tij dhe ka dashur ti marrë fëmiun gjashtë muajsh pasi nuk dëshiron të jetoj më me të. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.






