Prizren: Shpërndau fletushka, ja çfarë ndodhi me aktivisten e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje një aktiviste të Vetëvendosjes në shkollën “Motrat Qiriazi”, në Prizren, njofton Ballkani.info.

Siç merr vesh Ballkani.info nga burimet brenda policisë, aktivistja e Vetëvendosjes është zënë duke shpërndarë fletushka të partisë në fjalë.

Përpos kësaj, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë shkelje tjetër.

Kosova është duke votuar sot për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare./Ballkani.info./