Prizren, plot duhanpirës në oborrin e shkollës

Pirja e cigares është e ndaluar edhe jashtë objektit të shkollës. Por ky nxënës i shkollës së mesme ekonomike ‘Ymer Prizreni’ në Prizren pavarësisht kësaj nuk po e prish tymin e duhanit.

Si nxënësit sipas këtyre të fundit dhe pronarit të bufesë po veprojnë edhe vetë profesorët e kësaj shkolle.

“Profat e pinë në tarracë cigaren. Brenda nuk e pi askush’, tha një nxënës.

E pedagogu Mehmet Balaj thotë se në këtë shkollë nxënësit janë të rregullt e të qetë por kur vjen puna te cigarja nuk po arrijnë ta gjejnë një zgjidhje që ta ndalojnë pirjen e saj brenda territorit të këtij institucioni arsimor.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit, Skënder Susuri i tha Klan Kosovës se së shpejti bashkë me kryetarin Mytaher Haskuka do të takohen me drejtorët e shkollave që ta gjejnë një zgjidhje për këtë problem.