Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset – lëndohen tre persona në vetaksident VIDEO

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë një veturë e tipit Golf ka bërë vetaksident duke goditur tri shtylla dhe pastaj është rrokullisur – kështu duket mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhur një vetaksident ku një automjet i tipit Golf duke mos përshtatur shpejtësinë ka goditur tri shtylla dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizenit”, ka deklaruar Osmanollaj.