Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se në Prizren një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia.
Në polici ai ka njoftuar se gruaja është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është njoftuar në polici rreth orës 14:30 minuta.
“Ankuesi mashkull K/Rom ka raportuar se bashkëshortja e tij femër K/Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.






