S’ka të ndalur Shukri Buja. Kandidati për kryetar të Lipjanit sonte ka takuar shumë banorë nga fshati Hallaq.
“Në familjen e kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Liridonit, mora një mbështetje të fuqishme për projektin politik të PDK-së. Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë”, ka shkruar fillimisht Buja.
Ai ka shtuar se mbi të gjitha e njeh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite i solli kësaj komune mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit.
“Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja. /Ballkani.info/







