VIDEO

Pritja spektakolare që i bënë familjarët Granit Xhakës, pas fitores në derbin ndaj Bayernit

Bayer Leverkuseni triumfoi të shtunën në derbin ndaj Bayern Munichit, duke bërë kështu një hap të madh në rrugën për titullin e kampionit në Gjermani.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso derbin ndaj kampionit në fuqi gjerman e fitoi bindshëm, me rezultatin 3:0.

Si zakonisht, Granit Xhaka ishte titullar edhe mbrëmë, dhe kompletoi një tjetër 90 minutësh.

Mesfushori nga Kosova u vlerësua me një tjetër paraqitje të mirë, teksa vazhdon të jetë një prej më më të dalluarve në arritjet e Leverkusenit këtë sezon.

Pas ndeshjes së zhvilluar në “Bay Arena”, Xhaka pati një pritje të ngrohtë nga familjarët e tij. Video u publikua nga gruaja e kapitenit të Zvicrës, Leonita.

Video u shoqërua me këngën e famshme “All I Do Is Win”, që në shqip i bie: “Gjithçka që bëj është të fitojë”.