Pritja e Ramazanit

Bislimahi rrahmani rrahim

Allahu i madhëruar ka krijuar njeriun, ka dalluar e priviligjuar atë nga çdo krijesë tjetër, ka ngarkuar atë me me adhurimin e Tij subhanehu ve teala. Siç ka thënë Allahu:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për të tjerët pos që të më adhurojnë ”

Për të qenë ky adhurim i qartë, i njohur për njeriun, pastaj për ta pranuar Allahu atë adhurim e përkushtim ndaj Tij, ka dërguar Pejgamberët dhe ka zbritur librat e shenjëta. Këta Pejgamber gjithësesi se e kanë quar në vend emanetin e tyre duke i thirrur njerëzit në fjalën la ilahe il-laAllah.
“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”

E pati nga ata njerëz që e pranuan atë thirrje dhe i pasuan ata pejgamber, por pati edhe shumë të tjerë, madje shumica dërmuese e njerëzve nuk i dëgjuan ata Pejgamber dhe i pasuan, por i kundërshtuan madje herë, herë edhe i luftuan.

Por, megjithatë, bota asnjëherë nuk mbeti pa pasues të Pejgamberve, nuk mbeti pa musliman, pa njerëz të cilët jetojnë me Allahun dhe për Allahun xh.sh.

Ky zingjir i të dërguarve, i Pejgamberve dhe thirrjes së tyre popujt e vet në fjalën la ilahe il-lAllah vazhdoj me shekuj, madje me mija vite, derisa erdhi koha për ta dërguar Pejgamberin e fundit, Muhamedin sal-Allahu alejhi ve sel-lem dhe me ia zbritur librin e shenjëtë dhe më të madhin që ka pasur ndonjëherë, e që është Kur’ani.

Pejgamber këtë, alejhi selam, të cilin ne e besuam, Kur’an ky të cilin ne si libër të Zotit dhe program qiellor për jetën tonë, e pranuam. Ndaj ne si musliman, jemi pasues të Muhamedit alejhi selam, por të njjetën kohë jemi pasues edhe të Isaut e Musait, Davudit e Sulejmanit, Ibrahimit e Ismailit, Shuajbit, Salihut e Nuhit dhe pejgamberve të tjerë alejhi selam. Jemi në rrugën e të gjithë atyre Pejgamberve, jemi rob të Zotit të cilët adhurojnë Zotin një dhe nuk i bëjnë Atij shok rival, themi me gojë dhe me zemër la ilahe ilaAllah Muhamedun resulullah.

Sigurisht se kjo është privilegj e madhe për ne, është edhe krenari e madhe të jemi musliman, të besojmë në Zotin ashtu siç Ai nga ne kërkon dhe të përpiqemi që me fjalën e Tij dhe të Dërguarit të Tij të jetojmë.

Të dashur vëllezër dhe motra, sigurisht se muslimani jeton për Allahun , me programin qiellor të zbritur nga Allahu, ai kërkon ta dhuroj Allahun sa më mirë, sa më shumë, ta doj Atë, të ofrohet tek Ai, ndaj edhe e adhuron atë nga lindja deri në vdekje. Pormgjithatë, ai sikurse pyet a ka ndonjë kohë, apo ndonjë vend ku për pak kohë, apo me pak punë mundë të arrij shumë!?

Në anën tjetër, Allahu i madhëruar, Krijuesi i çdo gjëje, ka vequar kohë dhe vende me më shumë mirësi e begati.

Ai na ka treguar nëpërmjet Kur’anit dhe nëpërmjet të Dërguarit të Tij, se çfarë ka veuar nga kohët dhe nga vendet, në mënyrë që ne si musliman të garojmë dhe në ato kohë punë të mira sa më shumë të punojmë.

E sigurisht se i lumtur është ai i cili i shfrytzon ato kohë dhe të kundërtën, i mjerë është ai i cili nuk di ti ssfrytzoj ato kohë të vlefshme e të shtrenjëta. Për atë Allahu na nxit që që ti shfrytzojmë ato mundësi për të vepruar mirë dhe për tu ngritur sa më shumë te Allahu xh.sh:

Sigurisht se garimi në punë të hairit është cilësi e lavdruar, e kërkuar dhe shumë e dashur tek Allahu i Madhëruar, ndaj edhe gjithmon ka qenë cilësi e burrave të mëdhenjë, siç janë Pejgamberët, të cilët kanë qenë në kulminacion të garimit dhe bërjes së veprave të mira. Sa për ilustrim, cekim atë çfarë ka thënë Allahu xh.sh. për Zekerijan alejhi selam:

“Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh”.

Nëse garimi në punë të hairit është gjithëherë i mirë dhe i kërkuar, ai të jetë më i kërkuar në kohë të veçanta, është edhe më logjike dhe më e kërkuar.

E sigurisht se ndër kohët më të veçanta të cilat i ka caktuar Allahu xh.sh. dhe që muslimani duhet të garoj në punë të hairit është muaji ramazan në të cilin po futemi me emrin e Allahut xh.sh.
Asnjë musliman nuk dyshon, se muaji ramazan , i tëri, netët dhe ditët e tij janë kohë të shtrenjta, kohë shumë tëqmuara, në të cilat lëshon Allahu rahmet mbi robërit e Tij.

Nga kjo gjejmë Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve sel-lem po edhe shokët e tij, kanë kërkuar mëshirën dhe kënsaësinë e Allahut më shumë në këtë muaj sesa jashtë këtij muaji, ndaj edhe janë përkushtuar më shumë që të jenë sa më të devotshëm gjatë këtij muaji, duke shtuar intenzitetin e punëve të mira, si dhikrin, duat, leximin e Kur’anit, sadakanë apo lëmoshën, humanizmin e mirësinë ndaj krijesave të Allahut, namazin e natës dhe lloje tjera të adhurimeve të cilat nuk i kanë bërë jashtë ramazanit, apo i kanë bërë shumë më pakë.

Hadithet e sakta tergojnë se Pejgamberi alejhi selam gjatë muajit ramazan ka qenë më ndyrshe sesa jashtë ramazanit, ndër to siq ka ardhur në hadith:

Pra, përpos që ka qenë human e bujar, më shumë sesa muajve dhe kohërave tjera, ai ka qenë i angazhuar me leximin e Kur’anit më shumë sesa muajve tjerë. Si mos të jetë i angzhuar me Kur’an, kur ramazani është muaj i Kur’anit, është muaj në të cilin ka zbritur Kur’an,

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).

Ibnu Kethiri tek ky ajet ka thënë: “Allahu i madhëruar ka lavdruar muajin e agjërimit më shumë sesa qdo muaj tjetër duke e zgjedhur atë nga muajt e tjerë, për ta zbritur Kur’anin në te. Ashtu sikurse që e ka zgjedhur këtë muaj për ti zbritur edhe librat tjera trë shenjëta të mëhershme, siç ka ardhur në hadith:

Ndaj, gjithësesi se muslimani duhet t’iu përkushtohet më shumë Kur’anit gjatë këtij muaji të bekuar, sesa mujave të tjerë.

Kur njeriu ndalet e kujtohet se çfarë të mirash ka muaji ramazan, se çfarë fusha të shumta të veprimit të punëve të mira ka në ramazan, quditet shumë nga ata të cilët nuk dijnë apo nuk dojnë ti shfrytzojnë këto fusha, apo disa nga to. Por e kalojnë muajin ramazan sikurse muajt e tjerë, përpos që rrin pa hunger e pa pirë, thuase ramazani nuk e ka me më shumë sesa me ndejt pa hunger e pa pirë.

Nuk e ka shfyrtzuar ramazanin ai i cili dertin kryesor gjatë e këtij muaji e ka si të fitoj lekë më shumë, apo ai tjetri, si të shkoi nëpër iftare të ndyrshme sa më shumë, apo ai tjetri e ajo tjera, si të përgadis ushqim sa më mirë e më shumë, etj., etj.

Ndër këshillat të cilat do ja japnim së pari vetës sonë, e pastaj edhe vëllezërve dhe motarve tona për këtë muaj të bekuar do ishin:

1-Përpjekja në maksimum për tu përgatitur sa më shumë për këtë muaj të bekuar, në veçanti nga ana psiqike dhe ajo shpirtrore, e që i bije me u përpjekur në maksimum që gjatë këtij muaji të bekuar ke me qenë ndryshe nga muajt e tjerë, që gjatë këtij muaji të bekuar ke me i përmirusar raportet tua me Allahun xh.sh., e që sigurisht se shumica jonë veç e ndjejnë në zemrat e tyre një llojë largimi apo distancimi nga Allahu i amdhëruar dhe atë shkak zhytjes së tepërt në dynja dhe të mirat e saja dhe zhytjes në mëkate, apo gjunahe. Me u përpjekur që kur të dalim nga ky muaj, mos të dalim ashtu siç kemi hyrë në te, por të dalim ashtu siç kërkohet nga ne, ashtu siç e do ramazani. E ai i cili ndryshon gjatë një mauji të plotë, është shkresë se do vazhdoj me atë ndyrshim, do vazhdoj me atë gjendje të mirë edhe gjatë muajve të tjerë.

Kjo ishte këshillë e përgjithshme.

Ndërsa nga këshillat e veçanta që i jap vetës sime dhe muslimanve tjerë janë:

Përmirsimi i raporteve me të afërm, me akraba, nëse veç nuk i kemi lidhjet e mira. Nuk bënë të na zë ramazani e ne të jemi të prishur me vëllezër apo motra, apo me të afërm të tjerë.

“I paraqiten veprat e robëve Allahut të amdhëruar çdo të enjëte dhe të hënë…..”
Dhe ka thënë ai i bekuar:

“ Nuk ka për të hyrë në xhenet shkëputësi (i lidhjës farefisnore)”
E ne të dashurit e mi jemi nisur për në xhenet, ndaj duhet ta ndjekim rrugën e xhenetit dhe të punojmë për xhenet.

Ramazani është muaj i mëshirës, i butësisë e tolerancës dhe respektit, ndaj gajtë këtij muaji të bekuar duhet kushtuaar një rëndësi të veçant lidhjes farefisnore, nëse e ke të shkëputur lidhjen em dikë, me lidhur atë, dhe nëse nuk e ke të shkpëtur lidhjen me askënd, atëherë me forcuar atë lidhje më shuë, duke i vizituar, duke i thirrur në iftar.

Permirsimi i etikës sonë, e që është për qëllim ruajtja e gjymtyrëve të trupit,e në veçanti e gjuhës sonë nga çdo gjë çfarë është e ligë. Mos ti flasim askujt keq gjatë këtij muaji, të sillemi mirë me njerëz, madje edhe nëse dikush nga ta na bënë neve keq, ne mos t’ia kthejmë me të keqe, por të mjaftojmë duke ia kujtuar se ne jemi agjërueshëm. Siç ka ardhur në hadith të Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve sel-lem:

Zaten njëra ndër urtësitë e agjërimit është me ia besuar më shumë atyre që nuk kanë, e kjo me shtyer muslimanin i cili ka, që me ju dhanë më shumë atyreq ë nuk kanë, me u kujdesur më shumë për ta.
Me shtuar intenziotetin e adhurimit apo të ibadetit, si leximin e Kur’anit, pastaj namazin e natës, pastaj dhikrin, duan, istigfarin etj.

“ Ai i cili fal namaz nate gjatë muajit ramazan, (falë taravitë) me dindje (për sevapin e madhë dhe rëndësinë emadhe) dhe kërkim shpërblimi, (duke e bërë vetëm për hirë të Allahut) do ti falen atij gjunahet të cilat i ka bërë më parë”

Sugurisht se leximi i Kur’anit duhet të zë vend të veçant tek çdo musliman gjatë këtij muaji të bekuar dhe atë natën e ditën, sa më shumë që është e mundur. Madje ulemaja kanë thënë s eleximit të Kur’anit në ramazan duhet dhënë përparësi ndaj çdo lloji tjetër rë adhurimeve nafile. Ka thënë Ibnu Abdul Hakem: Maliku kur vinte muaji ramazan, lënte leximin e haditheve, mexhliset e ilmit, apo të derseve dhe u preukuponte me leximin e Kur’anit nga Mus-hafi’.

Abdurrezak Es-San’ani ka thënë: ‘ kur hynte ramazani Sufjan Thevriu lënte të gjitha llojet e adhurimit dhe mirrej vetëm me elximin e Kur’anit. Poashtu edhe Aishja r.a. pas agimit lexonte Kur’an, e pasi lindte dielli flinte’
-Sulejman bin Jesar ka thënë: Othmani r.a. ka falur namaz nate pas jacije dhe e lexoi tërë Kur’anin në një rekate’.
-Katade e bënte hatme Kur’anin brenda çdo shtat dite, por në ramazan brenda qdo tri ditre, ndërsa në dhjet netët e fundit për çdo natë’.

-Shafiu në ramazan bënte 60 hatme, po ashtu eshtë trasmetuar edhe nga Ebu Hanife.
Është e vërtetë se ne nuk mundemi të evprojmë sikur ata dhe a sqë po kërkojmë të veprojmë si ata, por vetëm deshëm ta ilsutrojmë sesa i kanë kushtuar rëndësi leximit të Kur’anit gjatë maujit të ebkuar, e ata janë shembulli dhe mostra jonë.

6-Mos me lënë pa i falur taravitë, respektivisht namaz nate. Ajo çfarë na ndihmon që të falim anmaz nate është ta kujtojmë sevapin e madh që e ka namazi i natës, ta kujtojmë se ndoshta ky ramazan mundë të jetë i fundit për ne. Ta kujtojmë errësirën e natës së varrit, të Ditën e Kiametit.
Ebu Derda r.a. thoshte: ‘Falini në errësirën e natës dy reqate namaz, për errësirën e varrit, agjëroni në një ditë me vaapë të madhe, për vapën e madhe të Ditës së Kiametit, japni sadaka, për tu ruajtur nga tmerri i Ditës së Kiametit’.

7-Largimi nga gjunahet, apo braktisja e gjunaheve;

E ajo bëhet duke u penduar për çdo mëkat që ke bërë, e para pendimit me u larguar nga çdo mëkat , pastaj me u penduar, pastaj me ja dhënë besën Allahut s emë nuk ke me përseritur atë mëkat.
*Të dashurit e mi, erdhi muaji ramazan, erdhi koha për punë të mira për të garuar, erdhi koha zemrat tona nga ndryshku i gjunaheve me i pastruar, erdhi koha, tek Zoti ynë me u ofruar.
Të lumtë ne për këtë muaj, të lumtë ne për këtë islam, Allahu na bëftë që ky islam të jetë krenaria jonë.

Allahu na e mundësoftë që faqe bardhë të hymë në këtë muaj, t’ia japim hakun këtij muaji, ta fitojmë kënaqësinë e Allahut, ta fitojmë mëshirën e Allahut, ta fitojmë xhenetin e Allahut. Allahu na bëft nga ata të cilëve ju thuhet nesër ditën e kiametit: ejani futuni në xhenet nga dera RREJAN. Amin
Urime të gjithve ky muaj i bekuar, faleminderit për dëgjueshmëri, për respekt, Zoti ju ruajt e ju dasht e në xhenet të gjithve ju qoftë. Amin.