“Pritet urdhëri nga niveli i lartë” Njësia Speciale pritet të ndërhyjë pikën kufitare në Jarinjë

Forca të shtuar të Njësisë Speciale të Kosovës janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe po presin urdhërin për të zhbllokuar vendkalimin pasi momentalisht është e bllokuar me zhavor, gur e automjete të rënda.

Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur barrikadë në pikën kufitare në Jarinjë sikurse edhe në Bërnjak.

Insajderi nga burimet e veta merr vesh se shumë shpejt pritet intervenimi i Njësisë Speciale për të zhbllokuar këtë barikadë sikuse bëri në pikën kufitare në Bernjak ku me anë të gazit lotësjellës shpërndau protetuesit serbë.

“Pritet intervenimi i Njësive Speciale më zhblloku rrugën. Sikurse u bë në rrugën për Bernjak”, i tha ky burim.

Sipas këtij burimi, është duke u pritur urdhëri nga niveli i lartë që Njësia Speciale të veproj dhe të largoj këto pëngesa.