Kuvendi

Pritet të mblidhet Kuvendi, rrezikon të rrëzohet Qeveria e Malit të Zi!

Sot Kuvendi i Malit të Zi do të diskutoj për rezolutën e paraqitur nga partitë opozitare, në krye me atë boshnjake. Rezoluta dënon dhe pranon gjenocidin në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe.

Kësisoj, rezoluta pritet të ketë përkrahjen e shumicës së deputetëve, pas mbështetjes që i ka dhënë partia në pushtet e Dritan Abazoviqit, URA.

Sot, Kuvendi malazez diskuton për rezolutën që mund të rrëzojë Qeverinë

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut, Vladimir Leposaviq, që kohë më parë tha se nuk mendon që në Srebrenicë ka pasur gjenocid më 1995, ku u vranë mbi 8.000 burra boshnjakë.

Rezoluta ka mundësi të rrëzojë edhe Qeverinë e udhëhequr nga koalicioni Fronti Demokratik që përbehet nga parti proserbe, në krye me “Demokracia e Re Serbe”, shkruan të mërkurën gazeta “Oslobodjenje”.

Ndërsa, kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk është shprehur qartë për Srebrenicën, por ka pranuar në disa raste se kjo çështje mund ta rrëzojë qeverinë.

Vlen të theksohet se partia e Abazoviqit, tashmë është deklaruar se do të mbështesë rezolutën. URA ka katër deputetë dhe bën pjesë në Qeverinë e Malit të Zi, ku Abazoviq është zv.kryeministër.

Dr Dritan Abazovic on Twitter: "Genocide took place in #Srebrenica.  @VladaCG respects all international judgments and conventions. There is no  discussion about that. The one who does not understand this, has no