Pritet me duartrokitje rikthimi i Labinot Ibrahimit te Prishtina (Foto/Video)

Labinot Ibrahimi shte i pranishëm në stërvitjen e të enjtes të Partizanit në Elbasan, por sigurisht që nuk u stërvit me shokët, pasi është larguar zyrtarisht nga të kuqtë.

Ibrahimi, pas 6 vitesh me “Demat”, s’mund të largohej pa u përshëndetur me kampionët.

Sot, 33-vjeçari është është shfaqur në stërvitjen e Prishtinës, skuadër ku do të luajë gjatë këtij sezoni.

I shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të klubit, ai u takua edhe me trajnerin Mirel Josa, me të cilin do të punojë gjatë periudhës në vazhdim.

Më pas u prezantua para skuadrës si përforcimi i radhës, duke marrë duartrokitjet e shokëve të rinj të skuadrës.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/videos/759691761100645/?v=759691761100645

loading…