Kuqezinjtë

Pritet festë madhështore në Tiranë, ja kur mbërrijnë kuqezinjtë në Rinas

Pasi siguroi kualifikimin madhështor për në Euro 2024, pas barazimit 1-1 si mysafir ndaj Moldavisë, Shqipëria do të rikthehet në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se kuqezinjtë pritet të mbërrijnë në Rinas rreth orës 23:30.

Ashtu si edhe në kualifikimin e parë historik me Gianni De Biasin, pritet një numër i lartë tifozësh.

Ata pritet të dalin dhe do të presin lojtarët për këtë arritje spektakolare.

Edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë jo të favorshme, ka pasur festë gjithandej në rrugët e Tiranës, teksa kurorëzimi do të jetë ditën e hënë pas duelit me Ishujt Faroe në “Air Albania”.