Priten drunjtë 50 vjeçar në Gjakovë, Kusari-Lila: Ky është krim mjedisor

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka publikuar sot disa fotografi, ku thotë se Komuna e Gjakovës ka prerë drunjtë 50 vjeçar për të ndërtuar rrugë për makina, shkruan ballkani.info

“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjtë 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeruar rruga për më shumë makina, për t’u ngushtuar trotuaret dhe për t’u vështirësuar ecja e këmbësorëve”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë është ‘krim mjedisor’. /Ballkani.info/