“Prisnin radhën pas derës së hotelit”, adoleshentja përdhunohet nga 30 burra në Izrael

Izraeli është tronditur nga një krim seksual ditën e sotme pas lajmit skandaloz ku një adoleshente është përdhunuar nga mbi 30 burra.

Një vajzë 16-vjeçare denoncoi një përdhunim nga mbi 30 burra ndërsa ishte me pushime në qytetin jugor turistik Eilat.

Sipas Channel 12 News, disa të dyshuar janë arrestuar dhe njëri prej tyre ka rrëfyer se burrat u rreshtuan jashtë dhomës së hotelit të vajzës, duke pritur radhën e tyre për ta përdhunuar, ndërsa dëshmitarët okularë nuk arritën të ndërhynin.

Gjithçka ka nisur pasi një 27-vjeçar nga Izraeli verior, u arrestua pasi një seri mesazhesh me tekst mes tij dhe vajzës zbuluan se kishte video pamjet e përdhunimit.

Ai konfirmoi që vajza ishte e dehur, por pohoi se kamerat e sigurisë së hotelit do të vërtetonin se burrat qëndronin në radhë jashtë dhomës së saj ndërsa ai i thirri ata në dhomë një nga një.

“Kjo është tronditëse, nuk ka asnjë fjalë tjetër. Ky nuk është vetëm një krim kundër vajzës, ky është një krim kundër vetë njerëzimit që është i denjë për çdo censurim. Ata që janë përgjegjës duhet të vihen para drejtësisë,” ka shkruar në Twitter, Kryeministri Benjamin Netanyahu.