Prishtinë: Tre persona të lënduar nga aksidenti mes 9 veturave dhe kamionit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani”, një kamion i kompanisë “Pastrimi” ka goditur 9 vetura.

Policia e Kosovës për Ballkani.info ka treguar detajet e këtij aksidenti.

“Rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten për një aksident trafiku në rrugen Agim Ramadani në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion”, tha Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë në Prishtinë.

Ajo tregoi se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, bëhet e ditur.

loading…