Një rrahje ka ndodhur sot në Prishtinë mes shoferëve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” saktësisht afër hyrjes për në QKUK, shkruan Gazeta Demos.

Sipas dëshmitarëve rrahja ka ndodhur mes dy shoferëve, njëri prej tyre mërgimtar.

E gjitha dyshohet se ka ndodhur pasi mërgimtari nuk ia kishte lëshuar rrugën me veturën e tij, derisa shoferi me targa vendore ishte me urgjencë duke dërguar nënën e tij në QKUK.