Prishtinë: Po e rrënonte shtëpinë e vjetër, gjeti tri granta dore dhe 82 fishekë

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke e rrënuar murin e një shtëpie të vjetër ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it të cilët i kanë tërhequr nga vendi tri Granata dore dhe 82 fishekë të kalibrit 7.9mm, shkruan Ballkani.info

Rasti ka ndodhur dje në orën 10:00, në Prishtinë.

Komunikata e Policisë:

GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA
Prishtinë 18.08.2019 – 10:08. Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ka qenë duke e rrënuar një muri të një shtëpie të vjetër ka hasur në disa mjete të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që i kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tri granata dore dhe 82 fishkë të kalibrit 7.9mm.

loading…