Prishtinë: Pas mosmarrëveshjes në trafik, burri ngacmon seksualisht gruan

Një grua ka raportuar se pasditën e së martës në Prishtinë është ngacmuar seksualisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Kështu ka bërë të ditur policia, teksa ka thënë se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 16.08.2022 – 12:46. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.