Prishtinë, një person dyshon se dikush ia ka dhunuar vajzën – policia arreston të dyshuarin

Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur të hënën e 12 shtatorit në Prishtinë.

Një person ka raportuar në polici se dyshon që dikush ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.

“Prishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar  se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se  ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në strehimore.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Dhunim”.