Prishtinë/ Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut kërkon që Serbia ta njohë Kosovën

Shefi i Diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në takimin e sotëm me kryediplomaten e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka shprehur hapur mbështetjen e tij për dialogun Prishtinë- Beograd, duke bërë me dije se qëllimi final i së njëjtës duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

“RMV mbështetë për mbylljen e çështjeve të hapura në rajon. Mbështetë dialogun, dhe vlerëson se qëllimi final i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe rrugëtimi europian i gjithë rajonit, deklaroi Ministri Bujar Osmani.

Rrugëtimin eurointegrues të rajonit e ka konfirmuar edhe Ministrja Donika Gërvalla, duke u përgjigjur në pyetjen për “non paper”-in e dalur në mediat sllovene për ndryshim kufijsh në rajon.

“Për ne është shumë e qartë. Nuk është asnjë opsion çka shkruhet në letra të tilla. E shohim të rrezikshëm. Konfliktet e reja për rajonin janë të panevojshme”, ishte decide Gërvalla.