Dy persona të dyshimtë raportohet të kenë kërcënuar një femër dhe të njëjtës i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Ankuesja femër ka raportuar se dy persona e kanë kërcënuar atë gjatë orarit të punës dhe i kanë grabitur asaj nga arka 500 euro, përcjell lajmi.net.

Ndjesitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 20.02.2022-19:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.